Forumi­Pytėsori­Kėrko­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Regjistrohu­Identifikohu
  :: 

Tema rreth

 :: 

Fik'h

 :: 

Metoda e Ebu Hanifes nė Fikh

Pėrgjigju
Identifikimi
Titulli
Pėrmbajtja e mesazhit
 
 
  


Mundėsitė-
HTML ėshtė e aktivizuar
BBCode ėshtė i aktivizuar
Figurinat janė aktivizuar
 
Disaktivizo HTML nė kėtė mesazh
Disaktivizo BBCode nė kėtė mesazh
Disaktivizo figurinat nė kėtė mesazh
Kėrce tek:  
Shqyrto temėn
AutoriMesazh
Shkelchim
Tue Jul 15, 2008 5:38 pm   Tema: Metoda e Ebu Hanifes nė Fikh

Ėshtė e shumtė ajo qė ėshtė shkruar mbi jetėn e Imamit, po edhe nė gjuhėn tonė, prandaj kėtu nuk do tė pėrmendim diē prej saj, por do tė mjaftohemi me disa gjėra interesante tė cilat kanė tė bėjnė me mėnyrėn e zgjidhjes sė disa ēėshtjeve fikhore. Njėra ndėr veprat mė tė mira e cila shpjegon jetėn e imamit edhe nė gjuhėn tonė (boshnjakishte, M.A.) ėshtė libri i dijetarit Shibli Numani, “Jeta dhe vepra e Ebu Hanifes”, tė cilėn tė gjithėve me ngrohtėsi do tė ua rekomandoja. Ibn Xhevziu, nė Mumtedhimu, thotė: “Njerėzit nuk kanė mospajtueshmėri nė ēėshtjen e inteligjencės sė madhe tė Ebu Hanifes dhe nė tė kuptuarit e tij tė fesė. Sufjan eth-Thevri dhe Ibn Mubarek kanė thėnė: “Nga tė gjithė njerėzit Ebu Hanife mė sė miri e njeh fikhun.

Kadi Ijadi nė Tertibu-l-Medarik thotė: “I ka thėnė Lejsi imam Malikut: Tė shoh qė je i djersitur!”, nė ēka imam Maliku i ėshtė pėrgjigjur: “Mė ka djersitur Ebu Hanife, vėrtetė ai ėshtė i pari i egjiptianėve”.
Pėr Ebu Hanifen janė pėrcjellė edhe lėvdata tė tjera tė shumta qė i kanė thėnė dijetarė tė ndryshėm.



Njėra nga karakteristikat mė tė rėndėsishme tė medh’hebit tė tij ėshtė fakti sė ėshtė i ndėrtuar mbi surin, qė do tė thotė bashkėpunim dhe punim me ekuipazh. Qė nga as’habėt, Allahu qoftė i kėnaqur me to, ėshtė pranuar nga grupi nė grup. Mė kėtė nuk identifikohen medh’hebet e tjera, sepse ato nė shumicėn e rasteve janė pėrmbledhje e ixhtihadit tė imamėve tė tyre. Imam Tahavi transmeton me zinxhirė nga Mugire ibn Hamze qė numri i shokėve tė Ebu Hanifes, tė cilėt bashkėrisht me tė e kanė kodifikuar dhe venduar dispozita fikhore, ka qenė dyzet dhe se tė gjithė kanė qenė kolosė nė mesin e kolosėve.

Tahaviu, gjithashtu transmeton nga Esed ibn Furati qė numri i atyre tė cilėt i kanė ndihmuar Ebu Hanifes nė kodifikimin e fikhut ėshtė dyzet, ndėrsa nė mesin e atyre dallohen: Ebu Jusufi, Zufer ibn Huzel, Davud et-Tai, Esed ibn Amr, Jusuf ibn Halid, njėri nga mėsuesit e imam Shafiut, Jahja ibn Zekerija ibn Ebi Zaidi i cili tridhjetė vjet e ka luajtur rolin e shkronjėsit tė fikhut. Esed ibn Furati transmeton se kėto dijetarėt kanė diskutuar pėr ēėshtje tė caktuara duke i nxjerr qėndrimet e veta dhe ēdo njėri prej tyre kanė dhėnė nga njė pėrgjigje qė nė fund ato t’i shtrojnė pėrpara Ebu Hanifes, i cili i ka dėgjuar ato dhe nė fund ka dhėnė pėrgjigjen pėrfundimtare. Pas kėsaj, pėr ēėshtjen nė fjalė, kanė hulumtuar edhe tri ditė dhe nė fund e kanė shėnuar pas njė konsensusi tė plotė.

Ishak ibn Ibrahim transmeton qė shokėt e Ebu Hanifes kanė hulumtuar pėr njė ēėshtje me tė dhe kur Afij ibn Jezid nuk ka qenė prezent, Ebu Hanife ka thėnė: “Mos ma ekspozoni problemin gjersa tė vij Afiju”, ndėrsa kur vinte Afiju dhe pajtoheshe me tė tjerėt, Ebu Hanife thoshte: “Tani mund ta shkruani”.
Zuferi transmeton: “Ne shpesh e vizitonim Ebu Hanifen, mirėpo ku me ne ishin Ebu Jusufi dhe Muhammed ibn Hasan, atėherė na lejohej tė shkruanin nga Ebu Hanifja. Kėshtu qė njė ditė prej ditė Ebu Hanife i tha Ebu Jusufit: Ki kujdes o Jakub, mos e shkruaj menjėherė gjithė atė qė dėgjon prej meje. Unė jam njeri dhe qėndrimin qė e marr sot e lė nesėr dhe e nxjerr tjetrin pėr ta lėnė pasnesėr”. Shihni se si i ka ndaluar shokėt e tij qė mos nguten nė shėnimin e ēėshtjeve pėrfundimtare pa mos u kontrolluar dhe hulumtuar nė detaje. Prandaj, nėse pėrsiat mbi kėtė qė u tha do tė vėresh vėrtetėsinė e fjalėve tė Muvefak el-Mekija kur thotė (pasi qė i pėrmend shokėt mė tė rėndėsishėm tė Ebu Hanifes): “Ebu Hanife medh’hebin e tij e ka ndėrtuar mbi principin e “surit” me shokėt e tij”.
Ky ėshtė ixhtihadi i tij nė fenė e Allahut duke zvarritur deri nė skaj principin se feja ėshtė kėshillė pėr Allahun, tė Dėrguarin, s.a.v.s., dhe pėr besimtarėt.

Kėshtu qė ata i kontrolluan ēėshtjet njėra pas tjetrės dhe i shkėmbyen mendimet dhe traditat sa qė ndonjėherė kanė vazhduar me muaj e mė shumė (tė debatojnė pėr ndonjė ēėshtje, M.A.), gjersa nuk janė pajtuar pėr njė zgjidhje tė cilėn do ta shėnonte Ebu Jusufi nė pėrmbledhje. Kjo mėnyrė ėshtė mė autentikja, mė e sigurta dhe mė afėrmja e sė vėrtetės. Atė e pranojnė zemrat dhe nė tė qetėsohen. Nga kjo shihet se Ebu Hanife nuk i sugjeronte shokėt e tij qė pėrnjėherė ta pranojnė ēėshtjen tė cilėn ai ua shtronte, por i sugjeronte qė tė marrin qėndrimet e veta nė mėnyrė qė ēėshtja tė qartėsohet si dielli. Nė kėtė mėnyrė ata e kanė pėrqafuar qartėsinė e argumentit ndėrsa e kanė anashkaluar atė qė argumentet i ka pasur tė dobėta. Imami thoshte: “Askujt nuk i lejohet qė tė flet pėr fjalėt tona gjersa tė njoftohet me argumentet tona”. Kjo ėshtė edhe sirena e fshehtė e medh’hebit tė tij nė lindje e nė perėndim.

Njėherėsh kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore qė duke gjurmuar pas fikhut janė dėfryer mė tė dhe kjo ėshtė arsyeja dhe epėrsia e tyre, sepse, njėkohėsisht, kjo ishte edhe metoda e ushtrimit dhe mėsimit tė fikhut. Prandaj, Ibn Haxher el-Mekiu nė Hajratu-l-hisanu thotė qė asnjė nga imamėt e islamit nuk kanw pasur shokė dhe nxėnės sa qė ka pasur imam Ebu Hanife. Thotė qė edhe dijetarėt edhe njerėzit e thjeshtė nuk kanė pasur dobi nga dikush tjetėr sa kanė pasur nga ai. Mexhd ibn el-Ethir thotė qė sikur kjo tė mos ishte vullnet i Allahut, xh.sh., gjysma e ummetit nga kohėt mė tė lashta e deri mė sot, ibadetin nuk do ta bėnte nė medh’hebin e kėtij imami.

Si pėrfundim mund tė konkludojmė se karakteristika e kėtij medh’hebi ėshtė ajo se ai u ruajt dhe u rregullua nė bazė tė principit tė “surit” (punimit nė ekuipazh). Po ashtu principet fundamentale tė tij i kanė pranuar grup pas grupi qė nga gjenerata e as’habėve, tė cilėt konsiderohen si burim i fikhut tė begatshėm. Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet edhe puna permanente e shumė juristėve pėr t’i shpjeguar problemet e reja dhe atė grup pas grupi gjersa do tė dojė Allahu kėshtu tė shkoj, sepse medh’heni shkon krahas nevojave tė kohės dhe nevojave qytetėruese tė njeriut.