Imam Ibn Kajjim elXhevzijje
Imam, Muhakkik, Shejhul Islam, i dalluar ne shkencat e fikhut, hadithit, tefsirit dhe gjuhen arabe. Autor i shume veprave ne te cilat shfaqen aftesite e tij mendore dhe letrare. E quanin Shemsud-din, Ebu Abdull-llah, Muhammed iben Ebi Bekr iben Ejjub iben Sad iben Hariz Ez-Zerij, Ed-Dimeshkij i njohur Iben Kajjim El Xheuzijje sepse i ati i tij ishte kujdestar per medresen e njohur El Medrese El Xheuzijje e formuar prej dijetarit te njohur Ebul Mehasin, Jusuf iben Abdur-Rahman iben Ali iben Xheuzi. Lindi me 7 Safer te vitit 691 h. ne familje te ndershme, e dalluar me dituri ne fshatin Zere ne afersi te Damaskut. Nga i ati i tij, Ebu Bekr i mesoi mesimet e para dhe shkencen e feraidit (ndarja e trashigimise) te cilen i ati i tij e kishte pervetesuar shume mire. Shkencen e hadithit e mesoi tek Esh-Shihab En-Nablusi, El Kadi Tekijjud-din iben Sulejman, Ebu Bekr iben Abdud-Daim, Isa El Mutim, Ismail iben Mektum dhe Fatime bintu Xheuher. Shkencen e arabishtes e pervetesoi prej shume mesues. Ne mesin e tyre jane: Ebul Feth El Bali, Ebul Beka dhe Mexhdud-din Et-Tunisi. Shkencen e fikhut dhe bazat e tij e mesoi tek Safijjud-din El Hindi, Shejhul Islam Iben Tejmijje dhe Ismail iben Muhammed El Harrani. Si mesues i vecante i tij konsiderohet Shejhul Islam Iben Tejmijje. Mbeti nxenes i tij i pandare per nje kohe te gjate prej vitit 712 h. deri 728 h. Iben Kajjimi perfitoi shume nga mesuesi i tij duke i ndegjuar keshillat e pjekura dhe duke pire nga ky burrim i pashtershem i diturise. Me vendosshmeri i mbronte mendimet e tij duke e ndjekur metoden shkencore e cila bazohet ne Kuranin famelarte dhe Sunnetin autentik ashtu sic e kane kuptuar gjeneratat e Selefit. Iben Kajjimi ishte ai i cili i perhapi librat e mesuesit te tij duke i shkurturar, adaptuar dhe zgjeruar ata. Dobia me e madhe qe e perfitoi Iben Kajjimi prej mesuesi i tij ishte besimi i paster, te kapurit per librin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe sunnetin e te Derguarit te All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Filloi me veper per ti ringjallur gjerat e harruara te fese Islame duke i luftuar llojet e shumta te devijimit qe ishin te perhapura ne shoqerine Islame. Nga nje analize siperfaqesore e veprave qe i ka shkruajtur Iben Kajjimi shihet vendi i larte te cilin autori ia jep Kuranit duke i nxitur, ne menyre indirekte, lexuesit qe te thellohen ne kuptimet e gjera te ketij mesazhi hyjnor. Sunneti dhe komentimi i tij kane vend te vecante ne veprimtarine e Iben Kajjimit. Per kete shkak Iben Kajjimi konsiderohet prej dijetareve reformator te cilit jane ndertuar si personalitete nen ndikimin e vecant te Kuranit dhe Sunnetit.
DISA NGA MENDIMET E TIJ Ne AKIDE DHE FIKH
Nga librat qe i shkroi shihet qarte se vazhdimisht eshte orvatur qe ti percakton vecorite thelbesore te Ummetit Islam duke ua trasuar rrugen e drejte (Es-Sirat El-Mustekim) large ekstremizmit ne nje ane dhe pasivizmin ne anen tjeter. Vazhdimisht i ka potencuar ceshtjet e besimit dhe sqarimet per gjerat e lejuara dhe te ndaluara. Ai dhe mesuesi i tij ishin ata te cilit promovonin parimin e pergjitheshem i cili konsiderohet peshore per ceshtjet e besimit, metodologjin dhe nxerrjen e dispozitave perkatese, ne cdo kohe dhe vend. Me te ata matnin dhe analizonin ideologjite, teorite dhe drejtimet. Ky parim i pergjitheshem eshte, mbeshtetja e plote ne Kuran dhe Sunnet ashtu sic i kane kuptuar tre gjeneratat e dalluara (Es-selef Es-salih) si burime te pakotestueshme pastaj perhapja e kuptimeve te tyre ne mase (El Umme). Vetem kjo metode e punes eshte rruge qe garanton lumturi ne dynja dhe ahiret. Rrugen e drejte (Es-Sirat El Mustekim) keshtu e shpjegonte: Ajo eshte rruga te cilen i Lartesuari e ka zgjedhur per roberit e Tij. Cilesite e kesaj rruge ua ka kumtuar me ane te shpalljes. Kjo rruge, e vetmja qe i afron tek Zoti i tyre, eshte njesimi i All-llahut [subhanehu ve teala] me adhurim dhe zbatimi i porosive Pejgamberike pa kontestimin e tyre. Ky parim ne esence eshte kuptimi i vertete i shehadetit. Luftonte pasimin e verber (taklidin) duke i percaktuar llojet e ndaluara te tij. Lloji i pare i taklidit te ndaluar eshte: posperfillja e shpalljes hyjnore dhe pasimi i verber i traditave te trashiguara prej prinderve duke mos i peshuar me peshoren e shpalljes (Vahjit). Lloji i dyte: pasimi i atij per te cilin pasuesi nuk e dine se sa merritor eshte. Lloji i trete: pasimi i mendimit i cili eshte ne kundershtim te hapur me argumentet e shpalljes. Besonte ne emrat dhe cilesite e All-llahut [subhanehu ve teala] duke mos e perngjasur ate me asnje krijese dhe duke e refuzuar medh-hebin e atyre qe e zhveshin All-llahun [subhanehu ve teala] prej cilesive qe i takojne madherise se Tij. Refuzonte parimet e devijuara te Sufive ne ato ceshtje qe i ishin ne kundershtim te pamohueshem me fene Islame sikur vahdetul vuxhudi , dallimi i shpikur mes sheriatit dhe hakikatit, shpikja e risive te ndryshme, mosperfillja e diturise dhe mbeshtetja ne shije (Edh-Dheuk), largimi nga martesa dhe vetmimi ne vende te largeta. Stimulonte ixhtihadin duke e potencuar se vetem me ixhtihad te mirefillte do te arrihet qellimi i larte i sheriatit Islam mbrojtja e njeriut dhe drejtave te tij ne toke si mekembes i All-llahut [subhanehu ve teala].
NXeNeSIT E TIJ:
Shume dijetar te njohur ishin nxenes te tij.
1) Imam Hafidh Zejnud-din Ebul Ferexh Abdur-Rahman iben Ahmed iben Rexheb El Bagdadi Ed-Dimeshkij El Hanbelij autor i shume veprave ne hadith,fikh dhe histori. Ishte prezent ne tubimet e Iben Kajjimit deri ne fund te jetes se Iben Kajjimit. 2) Hafidh Imadud-din Ismail iben Umer iben Kethir Ed-Dimeshkij dijetar I njohur ne shkencen e hadithit dhe autor i tesfirit i njohur sikur Tefsiru Iben Kethir dhe vepres me peshe te madhe ne shkencen e historise El Bidaje ven-Nihaje 3) Esh-Shejh Imam Hafidh El Umde Shemsud-din, Ebu Abdull-llah Muhammed iben Ahmed iben Abdul Hadi iben Kudame El Makdisij dijetar i njohur i hadithit dhe terminologjise se tij. Per kete njeri historiani i njohur Dhehebiu thote: Pasha All-llahun cdo here kur jam takuar me te kam perfituar dic te re 4) Esh-Shejh Shemsud-din, Ebu Abdull-llah Muhammed iben Abdul Kadir iben Uthman En-Nablusij. Kete nxenes te Iben Kajjimit e quanin Xhennet per shkak te njohurive te gjera qe i kishte.
DISA NGA FJALET E DIJETAReVE PeR IBeN KAJJIMIN
Hafidh Iben Rexhebi keshtu e pershkruante: Dijetar ne lemine e tefsirit, nuk krahasohej askush me te, ne lemine e usulud-dinit kishte arritur kulminacionin. Ne hollesi i njihte hadithet dhe kuptimet e tyre, fikhun dhe bazat e tij, gjuhen arabe
Ishte adhurues i perpiket, nuk linte namazin e nates, namazin e falte gjate dhe vazhdimisht e permendte All-llahun [subhanehu ve teala]
Modest dhe i varfur per meshiren e All-llahut [subhanehu ve teala]
Nuk kam pare te ngjajshem me te ne ceshtjet e adhurimit, as qe kam pare njeri me te ditur se ai
Me nje fjale nuk kam pare njeri si puna tij. Hafidh Dhehebiu thote: Kishte interesim te vecante per tekstet e haditheve dhe shkencen mbi transmetuesit te haditheve. Ishte i shkathet ne shkencen e fikhut
Ishte perhapes i diturise. Hafidh Iben Kethiri thote: Ishte dijetar i afte ne shume lemi vecanerisht ne shkencen e tefsirit, hadithit dhe bazat e imanit dhe Islamit
Ka perfituar shume prej mesuesit te tij Shejhul Islam Iben Tejmijje
Vazhdimisht mesonte, naten dhe diten. Nuk e nderpriste lutjen
I moralshem, nuk kishte zili dhe urrejtje per askend. Nuk kam pare dijetar i cili aq shume i bente ibadet All-llahut [subhanehu ve teala]. Thote Ebu Bekr Muhammed iben El Muhibb: I thashe dijetarit te njohur El Mizzi: a eshte Iben Kajjimi ne graden e Iben Huzejmes ? Ai u pergjigj Iben Kajjimi ne kete kohe eshte sikur Iben Huzejmeja ne kohen e tij. Kadiu Burhanud-din Ez-Zeri thote: Nuk kam pare nen qiell njeri me te ditur se Iben Kajjimi ishte mesues ne medresen Sadrijje dhe imam ne Xheuzijje autor I veprave te shumta ne lemi te ndryshme. Thote Imam Iben Haxheri:
kishte njohuri te gjera per mendimet e ndryshem te dijetareve te selefit. Thote Imam Sheukani: u perkufizonte me argumentet e sakta, vepronte me ta
.
VEPRAT E TIJ
Iben Kajjimi eshte autor i shume veprave ne shume lemi te shkencave Islame. Librat e tij jane te dobishme per lexuesin. Ne lemine e fikhut i ka shkruajtur keto libra - Ilam muvekiin an Rabbil alemin - Et-Turuk El Hakimijje fis-Sijasetish-Sherijje - Igathetu lehfan fi mekaidi shejtan - Tuhfetul meudud bi ahkamil meulud - Ahkamu ehli dhimme - El Furusijje Ne lemine e hadithit dhe sires i ka shkruajtur keto libra - Tehdhibu sunen Ebi Davud - Zadul mead fi hedji hajril ibad Ne lemine e besimit i ka shkruajtur keto libra - Ixhtimau xhujushil islamijje ala gazvil muattil-le vel xhehmijje - Es-Savaik el mursele alel xhehmijje el muattil-le - Shifaul alil fi mesail el kada vel kader vel hikmeti vet-talil - Hidajetul hajara minel jehudi ven-nesara - Hadil ervah ila biladil efrah - Kitabur-ruh Ne lemine e ahlakut i ka shkruajtur keto libra - Medarixhus-salikin - Uddetus-sabirin ve dhehiretush-shakirin - Ed-dau ved-devau (eshte duke u perkthyer ne gjuhen shqipe) - El vabil es-sajjib - Et-tibjan fi eksamil Kuran - Bedaiul fevaid - Xhelaul efham fis-salati ves-selami ala hajril enam - Reudatul muhibbin - El fevaid - Tarikul hixhretejn ve babu seadetejn - Miftahud-daris-seadeti
VDEKJA E TIJ Jeta e tij ne kete bote perfundoi ne mbremje me 23 rexheb te vitit 751h. ne Damask. All-llahu e meshirofte me meshiren e Tij te gjere |