Forumi­Pytėsori­Kėrko­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Regjistrohu­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Nėnat shtatzėna tė cilat thithin cigare pėrcjellin kancerogjenėt te fėmijėt e tyre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin


Numri i postimeve: 41
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Nėnat shtatzėna tė cilat thithin cigare pėrcjellin kancerogjenėt te fėmijėt e tyre   Wed Aug 27, 2008 5:56 pm

Nėnat shtatzėna tė cilat thithin cigare pėrcjellin kancerogjenėt te fėmijėt e tyre


Cigaret janė njė shprehi e fortė dhe mjekėt kaherė kanė sugjeruar qė femrat shtatzėna nuk duhet t’i konsumojnė. Tani femrat shtatzėna kanė edhe njė arsye mė tepėr qė t’i largohen kėsaj shprehie tė keqe.


Duke iu referuar studimeve mė tė reja, ėshtė vėrtetuar se femrat shtatzėna tė cilat pinė duhan ua pėrcjellin foshnjeve tė tyre, gjegjėsisht fetusėve nė zhvillim, substancat active tė cilat shkaktojnė kancer.
Gjatė analizimit tė urinės sė marrė nga foshnjet e porsalindura tė nėnave tė cilat kanė pirė duhan gjatė periudhės sė shtatzėnisė, hulumtuesit e Universitetit tė Minesotės - “Qendra pėr Kancer”- nė Mineapolis, kanė zbuluar njė pėrzierje kimike qė ėshtė derivat i nikotinit –nitrosaminoketoni (NNK). Kjo substancė kimike, e gjetur vetėm nė duhan, rrit llojllojshmėrinė e kancerėve te foshnjat e reja.

Kimisti Stephen S.Hect, i paraqiti kėto zbulime nė takimin e “Shoqėrisė Kimike Amerikane” qė u mbajt nė Boston nė gusht tė vitit 1998.
Sipas studimit tė bėrė nė maj tė vitit 1990 nga “Revista Amerikane pėr Shėndetėsi Publike”, 61%e femrave tė cilat pinė duhan, vazhdojnė tė njėjtėn shprehi edhe gjatė periudhės sė shtatzėnisė.
Studimet epidemiologjike kanė ndėrlidhur pirjen e duhanit me peshėn e vogėl tė foshnjeve tė porsalindura dhe problemet e ndryshme gjatė zhvillimit tė tyre. Se ēfarė efekte shėndetėsore mund tė ketė NNK mbi fetusin nė zhvillim, ende nuk ėshtė vėrtetuar plotėsisht. Mirėpo, Hect thotė: ”Ne nuk dyshojmė aspak se kjo paraqet rrezik tė madh pėr fetusin”. Ėshtė kjo edhe njė arsye pėr femrat shtatzėna qė tė heqin dorė nga pirja e duhanit”.
Urina prej 48 foshnjeve u mblodh nga ana e mjekėve nė Dizeldorf, Gjermani dhe u dėrgua nė Universitetin e Minesotės. Nga 31 foshnje, nėnat e tė cilave kanė pirė duhan gjatė shtatzėnėsisė, 22 kanė pasur nė urinėn e tyre metabolitėt e NNK-sė, tė quajtura NNAL dhe NNAL-Gluc. Ndėrsa, pėr dallim prej tyre, asnjė nga 17 foshnjet e nėnave tė cilat nuk kanė pirė duhan, nuk i kanė prodhuar kėto substanca.
Urina e foshnjeve tė nėnave qė kanė pirė duhan, po ashtu pėrmbante nikotinė dhe njė nga produktet qė dalin nga zbėrthimi i nikotinės. Hect pohon se nėntė konsumueset e duhanit nė studimet e bėra, foshnjet e tė cilave nuk prodhuan metabolitet e NNK-sė, kanė pirė duhan mė pak se pjesėmarrėset e tjera nė kėtė studim. Rezultatet sinjalizojnė: ”Nėse femrat shtatzėna nuk mund tė heqin dorė kurrsesi nga pirja e duhanit, atėherė duhet tė pėrpiqen tė pinė sa mė pak qė tė jetė e mundur”…..
Zbulimet e reja, - pohon Lucy M.Anderson nga Instituti Kombėtar pėr Kancer nė Frederik, M.d., - nxjerrin nė shesh dėshmitė e para direkte se kancerogjenėt specifikė tė duhanit, me pirjen e duhanit nga ana e nėnės, kalojnė pėrmes placentės nė fetus - edhe kjo nė pėrmasa tė mėdha.
Para disa vjetėsh,(1997) Hect dhe kolegėt e tij raportuan se edhe njerėzit tė cilėt i janė ekspozuar tymit tė duhanit, pra duhanxhinjtė pasivė, po ashtu absorbojnė dhe zbėrthejnė NNK-nė nė trupin e tyre. Foshnjet nė studimet e bėra prodhuan urinė me koncentrim tė metabolitėve tė NNK-sė pėrafėrsisht 3 herė mė shumė se koncentrimi i gjetur tek njerėzit qė vetėm i janė ekspozuar tymit tė duhanit.
Hecht ėshtė i brengosur se ekspozimi ndaj NNK-sė nė barkun e nėnės, mund t’i bėjė foshnjet tė predispozuara ndaj kancerit mė vonė gjatė jetės sė tyre. Substanca shkakton kancerin duke zhvilluar mutacione nė ADN. Pėr arsye se qelizat e fetusit shumohen shumė shpejt, ndryshimet e ADN-sė qė paraqiten shumė herėt mund tė pėrhapen gjerėsisht.
Metoda e pėrdorur nė studimin e bėrė nė Minesotė, ofron rrugė tė re pėr tė hulumtuar efektet e pirjes sė duhanit dhe sjelljeve tė tjera gjatė shtatzėnėsisė - thotė Anderson.

Marrė nga libri: “Duhani dhe padrejtėsia” i Behauddin Gashit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Nėnat shtatzėna tė cilat thithin cigare pėrcjellin kancerogjenėt te fėmijėt e tyre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Kur'ani , Shkenca , Shėndetėsia-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės