Tefsiri i Selefit
Imam Ibn Tejmije
Gjėja e parė qė duhet ditur ėshtė ajo se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ua ka shpjeguar domethėnien e Kuranit shoqėruesve tė tij, ashtu siē ua mėsoi atyre fjalėt e tij (Kuranit). Urdhėri hyjnor: Ti duhet tu shpjegosh njerėzve se ēu ėshtė shpallur atyre, [16:44] thėrret pėr tė parėn ashtu siē thėrret pėr tė fundit. Abd el-Rrahman el-Sulemi ka thėnė: Kurdo qė njerėzit tė cilėt ua mėsuan atyre Kuranin, si Uthman ibn Afan (radiallahu anhu), Abdullah ibn Mesud (radiallahu anhu) dhe tė tjerėt, i mėsonin dhjetė vargje tė Kuranit nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), ata nuk vazhdonin mė tutje, pėrveē nėse e kuptonin se ēfarė qėllime dhe rregulla pėrmbanin ato vargje. Ata thoshin: Ne mėsuam tekstin e Kuranit dhe i studiuam qėllimet dhe urdhėrat tė gjitha sė bashku. Kjo e shpjegon atė pėr ēka ata shpenzuan aq kohė tė gjatė nė mėsimin e njė kaptine (sureje). Enes (radiallahu anhu) ka thėnė: Ne e ēmonim shumė lart atė i cili mėsonte dy suret e Kuranit: el-Bekare dhe Ali-Imran. Ibn Umer (radiallahu anhu) shpenzoi disa vite, dhe sipas Malikut, tetė vite tė plota, nė mėsimin e kėtyre sureve. Nė tė vėrtetė, Shoqėruesit (sahabėt) i nėnshtroheshin urdhėrit tė Allahut:
Ky ėshtė njė Libėr i bekuar. Ne ua zbritėm juve atė qė tė sodisni mbi tė, [38-29] dhe
A nuk menduan thellė ata mbi Kuranin! [47:24] dhe,
A nuk medituan ata nė fjalėt e Allahut!. [23:68]
Natyrisht se nuk mund tė meditohet nė fjalė nėse nuk e kupton domethėnien e tyre. Pėr kėtė shkak, Allahu ka thėnė:
Ne e kemi shpallur atė si njė Kuran nė Arabisht, ashtu qė ta kuptoni [12:22],
dhe tė pėrvetėsohet Kurani do tė thotė tė kuptohet domethėnia e tij.
Gjithkush e di se libri ėshtė pėr tu kuptuar, jo vetėm pėr tu lexuar. Dhe kjo vlen edhe mė shumė pėr Kuranin. Askush asnjėherė nuk lexon njė libėr mbi ndonjė temė - mjekėsi, matematikė apo ndonjė tjetėr - pa u munduar qė ta kuptojė atė. E njėjta vlen edhe pėr Kuranin, nė tė cilėn qėndron mirėqenia dhe lumturia jonė, feja jonė dhe jeta. Kjo ėshtė ajo pėr ēka shoqėruesit e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dallonin paksa nė interpretimin e Kuranit. Pasardhėsit e tyre (el-Tabiin) nė krahasim me ta dalluan edhe mė shumė. Sidoqoftė, kur tė krahasohen dallimet e tyre me ato tė gjeneratave tė mėvonshme, ato dalin si tė parėndėsishme. Si njė rregull, sa mė e mirė gjenerata, aq mė i thellė ėshtė tė kuptuarit e saj dhe dituria e Kuranit, dhe pajtimi i dijetarėve tė tyre ėshtė mė i madh lidhur me interpretimin e tij. Nė mesin e pasardhėsve ka patur shumė tė atillė qė kanė mėsuar Kuranin me Sahabėt. Pėr shembull, Muxhahidi e studioi tėrė Kuranin, ashtu siē thoshte edhe vetė ai, me Ibn Abasin (radiallahu anhu); e pyeti atė pėr secilin varg dhe i shėnoi tė gjitha komentet e tij. Pėr kėtė shkak el-Theuri ka thėnė: Nėse e merrni komentin e Muxhahidit, kjo do tė mjaftojė. Kjo po ashtu shpjegon atė pėrse el-Shafii, el-Buhari dhe dijetarė tė tjerė, si dhe Imam Ahmedi dhe tė tjerėt tė cilėt e kanė komentuar Kuranin, i citojnė fjalėt e Muxhahidit mė shumė sesa fjalėt e kujtdoqoftė tjetėr. Dua qė tė vė theksin nė atė se pasardhėsit e mėsuan interpretimin (tefsirin) e Kuranit prej Sahabėve, ashtu siē ata e mėsuan hadithin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) prej tyre. Kjo nuk do tė thotė se me kėtė mohohet se ata e ushtruan mendjen e tyre nė vargje tė ndryshme dhe shprehen mendimet e tyre, ashtu siē vepruan nė lidhje me hadithe tė ndryshme tė pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).
_________________